
Giorgia Meloni priti sot në Romë Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një takim të zhvilluar në Palazzo Chigi.
Gjatë bisedimeve, dy zyrtarët diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Itali dhe Shtetet e Bashkuara, si edhe për çështje të rëndësishme ndërkombëtare.
Në fokus të diskutimeve ishin kriza në Lindjen e Mesme, liria e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, si dhe proceset e paqes në Liban dhe Ukrainë.
Pas takimit, Meloni deklaroi në rrjetet sociale se biseda ishte “e gjerë dhe konstruktive”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes aleatëve perëndimorë.
“Një dialog i hapur mes aleatëve që mbrojnë interesat e tyre kombëtare, por që të dy e dinë sa i vlefshëm është uniteti i Perëndimit”, u shpreh Meloni.
