E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Alis çon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit

Alis 1 1

Përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision 2026”, Alis, ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të festivalit me këngën “Nan”.

Artisti u ngjit në skenë si i 13-ti në radhë gjatë natës së dytë gjysmëfinale, ku interpretoi baladën emocionale që i kushtohet figurës së nënës.

Me një paraqitje të qetë, të kontrolluar dhe të ndjerë, Alis arriti të përcjellë mesazhin e këngës para miliona shikuesve në mbarë Evropën. Interpretimi i tij u prit me interes nga publiku dhe siguroi votat e nevojshme për ta çuar Shqipërinë në fazën finale të garës.

Kualifikimi i “Nan” shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë në këtë edicion të Eurovisionit, duke rritur pritshmëritë për paraqitjen e Alis në finalen e madhe.  /GazetaExpress/

The post Alis çon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip