
Besiktasi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Ekipi nga Stambolli triumfoi pastër 3:0 ndaj Alanyasporit, shkruan Gazeta Express.
Toure shënoi për epërsinë fillestare të vendasve në minutën e 17-të.
Hyeon-Gyu Oh shënoi për 2:0 në minutën e 83-të, kurse dy minuta më vonë, Kokcu realizoi pas asistimit nga Milot Rashica.
Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të.
The post Besiktasi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, Rashica asiston appeared first on Gazeta Express.
