E premte, 15 Maj 2026
Lajme

“Demaçi distancoi shqiptarët nga Jugosllavia”/ Intervista e ish presidentit të Kosovës nga Haga

“Fillimisht më lejo Arben, të falënderoj të gjithë qytetarët dhe juve personalisht për ngushëllimin dhe solidarizimin me familjen time. Me lejen e DHSK-së, para rreth një viti udhëtova nga Haga për në Prishtinë. E dija, brenga e izolimit tim mund t’ia ketë përshpejtuar keqësimin e gjendjes së babait, e cila i kushtoi me jetë. Prindërit kanë pasur jetë jo të lehtë deri në fillimin e viteve ’80-ta, derisa katër vëllezërit dhe motra e madhe (fëmija më i madh) filluan të punonin në Perëndim. Kjo rrethanë me krijoj mundësinë, që kah kah mesi i asaj dekade, si nxënës e më vonë edhe si student fillestar, gjatë qëndrimit në Vjenë dhe Paris fillova të mësoj për pluralizmin, mediat e lira, shoqërinë civile, të drejtën e protestës, sindikatat, ekonominë e lirë dhe kriteret e tjera demokratike. Në Vjenë, në muzeun ”Belvedere”, e pashë nga afër shpatën e Skënderbeut; m’u duk shumë e vogël për heroizmat e mëdha të tij, për pak m’u thye miti për kryeheroin kombëtar. Në Paris, me motrën Miradije vizitova “Luvrin”, shëtita edhe përgjatë lumit Sena. Qëndrova një pasdite edhe në Versajë. Pak më tepër se një dekadë më vonë, jo larg nga Versaja, në Rambuje do të kaloja momentet më dramatike të jetës kur vendosej për Kosovën – të jetojë apo të zhduket. Këto udhëtime drejt Evropës shënojnë për mua edhe vëzhgimet dhe përjetimet e para të hapësirave të ish-Jugosllavisë. Zagrebin, Lubjanën por edhe Beogradin… kujdes shikuesit apo lexuesit – prisni pak mos u rrëmbeni me akuzë para se ta përfundoj rrëfimin…

Një vendas i imi, shofer autobusi në linjën Mitrovicë-Beograd, kishte siguruar disa vende të lira në autobus dhe disa bileta për ndeshje. Informova babain se me disa shokë të shkollës doja të shkoja të përcjell ndeshjen, u befasua… ma preu shkurt, në Beograd nuk ka siguri – nuk do të shkosh. Disa prej shokëve shkuan. U zemërova paksa”, tha Hashim Thaçi.

Lajmi në përditësim…

InfoShqip