E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

2020 09 Denar Jpg

Politikat ekonomike duhet ta ndjekin me kujdes zhvillimin e tregjeve energjetike. Në rast të luhatjeve të çmimeve, ndërhyrjet duhet të jenë të kufizuara në kohë, por fiskalisht të qëndrueshme.

Çmimi i paqëndrueshëm i karburanteve hap hapësirë për rritjen e inflacionit, me rrezik të shtrenjtimit të mundshëm, veçanërisht të ushqimeve për shkak të rritjes së kostove të energjisë. Të paktën për momentin, çmimet janë të qëndrueshme – pajtohet edhe komuniteti universitar.

“Neve na duhet përshpejtimi i rritjes ekonomike, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes zhvillimit. Rritja përfaqëson shifrat që tregojnë se sa po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa zhvillimi tregon se si i ndërtojmë kapacitetet tona, si i zhvillojmë aftësitë, kompetencat dhe përparësitë tona krahasuese.”, – deklaroi profesori universitar, Deberliev.

Komuniteti i ekspertëve është i shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme. Sipas tyre, pa zhvillim dhe inovacione, ekonomia nuk mund të përparojë. Fokusi duhet të vihet te sipërmarrësit e rinj.

“Nëse krijojmë inovacione për tregjet e huaja, atëherë me këto inovacione mund të jemi konkurrentë të fortë edhe në tregun vendas.”, – theksoi dekani i Fakultetit Ekonomik – Shkup, Mijalçe Santa.

Investimet, veçanërisht ato infrastrukturore, kontribuojnë në rritje më të madhe ekonomike, ky është qëndrimi i komunitetit të biznesit.

Biznesi apelon se krizat i kanë rraskapitur kompanitë, pasiguria vazhdon të ekzistojë dhe kërkon nga shteti ta mbajë situatën nën kontroll të fortë, në mënyrë që ajo të mos përshkallëzohet.

Së fundmi, sipas Entit Shtetëror të Statistikave i Maqedonisë së Veriut, inflacioni në muajin prill në nivel vjetor ka qenë rreth 5.7%, ndërsa rritja mujore ka qenë 1.3%. /rtvm2

InfoShqip