E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Fati komenton formën e Yamal dhe shanset e Spanjës në Botëror

Image

Sulmuesi Ansu Fati ka ndarë mendimet e tij më të fundit për talentin e ri të Spanjës, Lamine Yamal, si dhe për ambiciet e tij personale për të qenë pjesë e Kupës së Botës.

Në një intervistë, Fati u shpreh optimist për rikthimin e Yamal në formë optimale, duke theksuar rëndësinë e shëndetit dhe përgatitjes fizike pas dëmtimit.

Image

“Lëndimet janë pjesë e futbollit. Shpresoj që ai të arrijë në Kupën e Botës i freskët dhe në formë të mirë, dhe t’i sjellë gëzim Spanjës, siç bëri në Kampionatin Evropian”, ka thënë Fati.

Ai gjithashtu refuzoi krahasimet mes Yamalit dhe legjendës Lionel Messit, duke theksuar se secili lojtar ka rrugëtimin e tij unik.

“Ta krahasojmë Laminen me Messin? Çdo lojtar është i ndryshëm. Leo ka bërë historinë e tij. Lamine sapo ka filluar udhëtimin e tij, megjithëse ai tashmë ka arritur shumë. Nuk ka nevojë t’i krahasojmë ata”, shtoi ai.

Fati foli gjithashtu për synimin e tij për të qenë pjesë e Botërorit me Spanjën, duke e cilësuar si një ëndërr personale.

Image

“Të luaj në Kupën e Botës? Do të ishte një ëndërr. Mundohem të bëj punën time dhe nëse ai çmim vjen, do të isha shumë i lumtur”.

Ai shtoi se po përqendrohet te puna dhe përmirësimi i vazhdueshëm, duke lënë të hapur mundësinë për një përfshirje në të ardhmen në përfaqësuese.

Në fund, Fati përmendi edhe kënaqësinë për suksesin e bashkëlojtarëve të tij të Barcelonës në ekipin kombëtar, duke e quajtur një motiv shtesë të shohë miqtë e tij të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

InfoShqip