Dy raste të vdekjeve janë raportuar të kenë ndodhur të martën, një në Leposaviq dhe një tjetër në Zveçan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në rastin e parë trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij në Leposaviq.
“Leposaviq / 05.05.2026 – 09:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raport.
Ndërsa në rastin e dytë është raportuar për një person i cili është gjetur pa shenja jetë në vendin e ngjarjes.
“Zveçan 05.05.2026 – 11:00. Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
