
Në një garë ku çdo ditë vjen e bëhet më e ngarkuar me emocione, “Ferma Vip 3” po kthehet në një arenë të vërtetë sfidash, tensioni dhe aleancash. Çdo orë që kalon forcon ndarjet, zbulon karaktere dhe teston kufijtë e durimit.
Por mes garës, lojës dhe strategjive, nuk harrohet qëllimi kryesor i këtij formati, organizimi i punëve dhe mbi të gjitha, përkushtimi ndaj kafshëve.
Indri, kryefermeri në fuqi, vijon të marrë përgjegjësitë, edhe pse është përballur me refuzime dhe mungesë bashkëpunimi nga pjesa tjetër e fermerëve. Dhe kjo vetëm sa ka rritur tensionet në fermë.
Ndërkohë, televotimi i hapur që prej ditës së premte për nëntë të nominuarit, ka shtuar pasiguritë. Cili prej tyre do të jetë më i mbështeturi nga publiku dhe çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të fermerëve?
Zhaku dhe Kostana vijojnë të përjetojnë izolimin te fakiri pas dënimit për shkeljen e rregullave. Por duket se miqësia mes vajzave nuk zgjati gjatë, pasi prej momentit që u bënë pjesë e fakirit komunikimi mes tyre u ndërpre. Çfarë ka ndodhur mes Zhakut dhe Kostanës dhe çfarë ndikoi në prishjen e raportit?
Ndërsa dy hyrjet e reja kanë ndryshuar rutinën e fermerëve. Klevisa Gega dhe Sorgini iu bashkuan fermës, në një moment ku aleancat, strategjitë dhe tensionet janë më të forta se kurrë, teksa duket se janë përshtatur menjëherë.
Ndaj sonte në mbrëmje gjatë spektaklit ju presin të tjera surpriza dhe garë e vërtetë. Ndaj “Ferma Vip” ju lë takim në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus si dhe në dy kanalet e dedikuara.
