E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Statusi kandidat duhet të fitohet”/ Ambasadorja e BE mesazh Kurtit: Punoni për demokraci të qëndrueshme

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, tha se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për BE,

Në aktivitetin e organizuar për Ditën e Evropës, Palatova tha se Kosova duhet t’i bindë të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Me njw mesazh drejtuar Albin Kurtit ajo tha se: “E di, zoti Kryeministër, që ju dëshironi që BE-ja të ecë përpara me aplikimin për anëtarësim, të cilin e dorëzuat gjatë presidencës çeke në Pragë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që ta arrini këtë synim të radhës. Por më lejoni të jem e sinqertë: Brukseli nuk mund ta japë thjesht statusin e kandidatit. Ju duhet t’i bindni 27 shtetet anëtare.

Dhe për këtë, rëndësi kanë disa elemente kyçe. Kosova është dhe duhet të mbetet një demokraci e gjallë. Zgjedhjet parlamentare që mbahen saktësisht një muaj nga sot duhet të jenë, përsëri, të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”.  / abcnews.al /

InfoShqip