
Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, ka deklaruar se Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë sa i përket burimeve ujore.
Në Klan Kosova, ai tha se Kosova ka 21 projekte të planifikuara për ndërtimin e ujëmbledhësve, të cilat, sipas tij, ekzistojnë që nga vitet ’60, por nuk janë realizuar.
“Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë. Kosova ka 21 projekte për të ndërtuar ujëmbledhësa që nga vitet ’60. Kosovës i teprojnë pa u shpenzuar mbi 200 milionë euro fonde publike në vit dhe me 600 milionë euro do të ishin ndërtuar të gjithë këta ujëmbledhësa”, deklaroi mes tjerash Nurellari.
The post Nurellari: Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë appeared first on Gazeta Express.
