E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Garda Revolucionare Iraniane tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit

Image

Pas një serie deklaratash nga Shtetet e Bashkuara lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, ka reaguar edhe pala iraniane.

Marina e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka paralajmëruar anijet që kalojnë në këtë rrugë detare kyçe të mos devijojnë nga rrugët e përcaktuara nga Teherani.

Ajo ka krijuar një organ të ri për të menaxhuar anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, raportuan mediat shtetërore, citon skynews.

Sipas IRIB, anijet që synojnë të kalojnë do të marrin një email nga adresa info@PGSA.ir.

Në të kundërt, ato mund të përballen me sulme, thuhet në paralajmërim, shkruan skynews.

Ky kërcënim i ri vjen pas njoftimit të SHBA-së për operacionin “Projekti Liria”, që synon kalimin e sigurt të anijeve në ngushticë.

Sipas agjencisë Fars, IRGC ka deklaruar se “rruga e vetme e sigurt për kalim është korridori i shpallur më parë nga Irani”, dhe çdo devijim nga ajo do të konsiderohet i pasigurt dhe do të përballet me veprime të vendosura të marinës së IRGC-së.

Më herët, Irani kishte lejuar kalimin e anijeve në këtë rrugë strategjike kundrejt pagesave, duke përdorur kryesisht korridore pranë bregdetit të tij. /Telegrafi/

InfoShqip